Sali Berisha u paraqit në SPAK në zbatim të masës së sigurisë, por ish kryeministri i pandehur për korrupsion vazhdoi akuzat ndaj Prokurorisë së Posaçme dhe kreut te saj Dumani, pikërisht në diten kur gjykata pritet të vëndosë nëse do të nisë gjykimi për të.
Seanca paraprake për Berishën është shtyrë prej disa muajsh dhe vijon sot në mesditë me të njëjtën gjyqtare, Flojera davidhi, për të cilën Berisha kishte kërkuar të përjashtohej, por gjykata e rrëzoi kerkesen e tij.
“Ditën e sotme, në orën 09:00 është paraqitur në SPAK. Pas firmosjes së paraqitjes së tij, Berisha u kujdes të mbante një deklaratë. Sulmoi kreun e Prokurorisë, Altin Dumani dhe gjyqtaren Irena Gjoka”, raportoi ndër të tjera, gazetari i ABC News, Ermal Vija.