Betohet Erion Isai në krye të Kolonjës, konstituohet Këshilli Bashkiak

Më të fundit


Erion Isai është betuar para Këshillit të ri Bashkiak të Kolonjës duke marrë zyrtarisht detyrën si kryetar i bashkisë së Kolonjës.  E pranishme gjatë betimit të Erion Isai ishte edhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëkohësisht zëdhënëse qeverisë, Elisa Spiropali. Ajo e konsideroi fitoren e Isait si  “të ardhme të hijshme që e pret Kolonjën”.

“Nën hijen e fotove të hijshme dhe të shkuara të Dhimitër Vangjelit, bëmë konstituimin e Këshillit të ri Bashkiak të Kolonjës për të ardhmen po aq të hijshme. Forca Erion, Kolonja e meriton” deklaroi Spiropali.


Erion Isai fitoi nën siglën e Partisë Socialiste me 93 % të votave ose 4279 vota. Në këto zgjedhje Isai kishte përballë si kundërshtar kandidatin e pavarur Fatjon Feka, i cili ka grumbulluar vetëm 304 vota ose 7 % të votave. Më herët të hënën u betuar edhe Armando Subashi në krye të Bashkisë Fier, duke marrë një mandatat të dytë si kryebashkiak i qytetit.




Skip to toolbar