Kompanitë më të mëdha muzikore ndërkombëtare janë vënë në garë për të nënshkruar një kontratë me rreperin BIG Cruz.
Universal Music Group, Roc Nation, Jay Z apo Warner Brothers Music Group janë të gjithë në pritje për të pasur në rrethin e tyre BIG CRUZ.
BIG Cruz është një talent me origjinë shqiptare, i cili ka emigruar që 1 vjeç në USA ku me muzikën e tij po krijon një influencë të veçantë artistike me mesazhin e këngëve dhe videot e tij.
BIG Cruz ka vendosur që projektin më të ri “look Back” ta realizojë në atdheun e tij në Shqipërim duke sjellë një këngë ritmike me një vidioklip krejt origjinal, i cili është regjistruar në bregdetin e Sarandës dhe Vlorës.
Përmes një postimi në Instagram BIG Cruz shkruan se qëllimi i realizimit të kripit në Shqipëri është promovimi i atdheut të tij në Amerikë. “Vendosa të realizoj xhirimet e Videoklipit në Shqipëri për të promovuar dhe vendin tim në Amerike”, shkruan Cruz i cili pavarësisht se ka emigruar fare i vogël në Amerikë e flet në mënyrë të shkëlqyer gjuhën shqipe.
Direkt pas përfundimit të xhirimeve ai është larguar drejt Amerikës, ku po shijon suksesin që andej.
Momentalisht jane 3 kompani muzikore botërore që presin ta marrin në menaxhim Artistin Shqiptar, si : Roc Nation (kompanija Jay Z) duke theksuar që është e para kompani që ka treguar interes mbi artistin, Universal Music Group, Republic Records (kompania që ka në menaxhim Justin Bieber , Rihann-en, Lady Gaga etj), plus shumë yje botërore kanë treguar interes të madh sapo e kane dëgjuar stilin e artistit.
Edhe Warner Brothers Music Group ka komunikuar me menaxherin e BIG Cruz për një kontratë të mundshme.
BIG Cruz akoma nuk ka vendosur nga cila kompani do të menaxhohet, por ne po ndjehemi krenar që një yll i ri shqiptar po lind në industrinë amerikane, duke ju bashkuar Rita Orës, Dua Lipa, Bebe Rexh-ës, Ava Max Etj.