Bilanci, 2126 objekte të pabanueshme. 14 biznese do riparojnë pallatet e tyre

#NËRADAR


Zëvendësministrja e Punëve të Berndshme, Rovena Voda bëri një bilanc të menaxhimit të situatës pas tërmetit pasditen e të premtes. Voda sqaroi në fillim ngjyrat që po shënohen objektet. Sipas saj, me ngjyrë të “gjelbër” po shënohen objektet që kanë dëmtime të lehta dhe se janë të banueshme. Me ngjyrë të “verdhë” po shënohen objektet që kanë dëmtime mesatare, por që nuk janë të banueshme derisa të riparohet. Me ngjyrë të “kuqe” po shënohen objektet që kanë rrezik dhe se banorët duhet të evakuohen.

Kush mendoni se duhet t`i riparojë pallatet e dëmtuara nga tërmeti?

Për të gjitha objektet e klasifikuara me ngjyrën e kuqe do të ndërmerret një vlerësim më i specializuar për të përcaktuar nëse këto objekte do të shemben apo riparohen. Ndërkohë, në Durrës, Shijak dhe Krujë janë inspektuar në total 5171 objekte. Nga këto, rezulton se aktualisht janë të pabanueshme 2126 objekte në këto tre qytete. Nga këto objekte, Rovena Voda tha se rreth 417 objekte do të shemben pasi nuk mund të riparohen.


Deri më tani, IKMT dhe bashkitë në zonat e prekura nga tërmeti, kanë shembur në total 33 objekte. Më tej, zëvendësministrja shtoi se pas thirrjes së kryeministrit Edi Rama, që u bënte thirrje investitorëve, pallatet e të cilëve kanë pësuar dëmtime, që të marrin përsërip riparimin e tyre, deri më tani, 14 biznese kanë shprehur gatishmërinë për të filluar riparimin e godinave që janë ndërtuar prej tyre.

“Gjithashtu, po punohet intensivisht për të siguruar që rreth 4000 qytetarët e akomoduar në strukturat hoteliere, tu garantohen të gjitha shërbimet e nevojshme. Konkretisht, pranë hoteleve jane evidentuar 679 persona nën moshen 18, prej të cilëve 204 fëmije 0-5 vjeç. Gjithashtu janë 454 pensioniste, 620 që vuajnë nga sëmundje kronike dhe 177 persona me aftësi ndryshe”, tha ndër të tjera Voda.




Skip to toolbar