Bild, zbardhet përgjimi i dytë: Avdylaj kërkon shkarkimin e punonjësve demokratë të ujësjellësit

AKTUALITET


Gazeta gjermane “Bild” ka publikuar bisedat e përgjuara në telefon që janë pjesë të dosjes 339 ku përmendet Vangjush Dako. Në përgjimin e dytë është një bisedë mes Astrit Avdylajt dhe drejtorit të ujësjellësit të Durrësit, Ivo Doci.

Në këtë telefonatë Avdylaj i thotë Docit se ka biseduar me Dakon dhe se kërkon t’i bëjë gati listën e punonjësve të ujësjellësit që janë me PD. Sipas Avdylajt nëse duan të mbajnë vendin e punës duhet të japin votën.


PERGJIMI

Astrit Avdylaj: Mirëmbrëma, Astriti jam.

Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: Astrito si ja çove, si je, ça bën ti?

Astrit Avdylaj: Mirë faleminderit, ju mirë?

Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: Mirë rrofsh, ja sa erdha në shtëpi.

Astrit Avdylaj: Dëgjo tashti, unë isha një çik sot te ai në Durrës (Vangjush Dako). Jam këtu me Elton Arbanën dhe me Dor Gallarin, edhe nesër kur të kesh kohë ti, du me fol një çik, tu pa listën, ça ke aty punonjës, edhe kundra që mund ti kesh të PD-së aty, ndonjë aty te puna.

Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: E kuptoj.

Astrit Avdylaj: I du të gjithë ata emra që mund të kesh kundra.

Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: I kam nda unë, i ke të ndarë komplet.

Astrit Avdylaj: A ashtu, këtë kërkoj unë.

Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: I kam bërë para unë, kshu që i ke gati

Astrit Avdylaj: Eee ashtu. Kur të kesh kohë, se duhet me i thirr atyre që ti tundim nga një çik.

Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: E kuptoj, s’bëhet fjalë fare.

Astrit Avdylaj: O te puna, o të na japin votën, ose të ikin te shpija.

Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: As bëhet fjalë fare.

Astrit Avdylaj: Kupton?

Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: I ke të ndarë, i kam bërë gati të gjitha. Edhe kush ka hyrë në punë, edhe kush ka qenë, i kam ndarë të gjitha komplet. I kam kshu me kompjuter të punume.

Astrit Avdylaj: Ok du të mi qethësh me një fjalë edhe.. a më kupton?

Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: Patjetër. Të bëj unë telefon nesër.

Astrit Avdylaj: Mirë vëlla, natën e mirë, na fal për…

Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: Ça thu mo.. çfarë na fal, i madhe je

Astrit Avdylaj: Hajt natën e mirë vëlla.

Përgjimet e fundit Dako-Avdylaj:



Skip to toolbar