Bllokohet sërish kanali i Suezit, këtë herë nga anija Affinity V

BOTA


Vendi është thuajse i njëjti ku ngeci masivi Ever Given në kanalin e Suezit dhe duke pasur në mend se çfarë katastrofe ekonomike ndodhi në atë kohë, nuk kishte se si vëmendje mediatike të mos merrte ngecja e një tjetër anijeje në atë pikë, Affinity V.

Të mërkurën e 31 gushtit, kjo mbajtëse kontejnerësh, e gjatë 250 metra, me vendmbërritje Arabinë Saudite, u fut në të njëjtën ngushticë ku ngeci edhe Ever Given.


Ndryshe nga Ever Given, e cila e bllokoi kanalin me ditë, duke shkaktuar një dëm të madh, Affinity V ia doli të zhbllokohej më shpejt se sa mendohej.

Në mars 2021, pronarët e lundrueses Ever Given i paguan autoriteteve të kanalit të Suezit një shumë prej 200 milionë dollarësh, si kompensim për dëmin e shkaktuar.

Këtë herë, Affinity V nuk pritet të paguajë ndonjë kolateral të mundshëm, pasi me tre orë të shpenzuara e ngecur, nuk shkaktoi një fiasco të madhe në lundrimin e mjeteve të tjera, të cilave iu hap rruga për në destinacioneve përkatëse.

Nga mënyra e skicuar se si ndodhi e gjithë kjo, vërehet qartazi se Affinity V ka filluar të kthehet pak nga pak pjerrëtazi, duke mos qëndruar drejt në kanal dhe duke u kthyer pastaj thuajse 90 gradë brenda ngushticës.

Kjo gjë, ka bërë që anija të bllokojë tërësisht vendin e të mos lëvizë dot më.

Ndërhyrja, sipas autoriteteve, ka qenë ajo nëpërmjet anijeve të tjera, duke drejtuar fillimisht gjigandin e deteve e më pas duke e vendosur në pozicion të drejtë në ngushticë.

Fati këtë herë, ishte se anija nuk mbeti e ngecur në pjesën ranore, por brenda ujit. Ndaj, edhe nxjerrja nga situata, ishte më e lehtë.




Skip to toolbar