Bojkoti i zgjedhjeve në veri të Kosovës, ambasada e SHBA: Keqardhje që Lista Serbe nuk u tërhoq

KOSOVA


Ambasada e SHBA-së në Kosovë shprehu keqardhjen ndaj Listës Serbe që nuk rishqyrtoi vendimin e bojkotit të zgjedhjeve të së dielës për largimin e katër kryetarë të komunave.

Por Lista Serbe me anë të një reagimi e cilësoi si farsë procesin e referendumit, ndaj dhe nuk morën pjesë.


Në një reagim në rrjetet sociale, kjo parti shprehet se janë pro zgjedhjeve, por kundër një procesi dhe lojërave të dirigjuara nga ana e Kurtit. Për Listën Serbe bojkoti i djeshëm shënoi unitetin e popullit serb në Kosovë.




Skip to toolbar