”Bombat e komanduara po na shfarosin’’! Ukraina në alarm: Nuk kemi më raketa

BOTA


“Bombat e komanduara të Rusisë po na shfarosin”. Është alarmi që ngre ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba. 

Në një intervistë për “Financial Times” ai thotë se ushtarët e Kievit po sulmohen në mënyrë masive dhe konstante nga bomba ajrore të komanduara, të cilat po asgjësojnë pozicionet e tyre.


Sipas funksionarëve të mbrojtjes në Kiev, që prej fillimit të vitit forcat e Moskës kanë lëshuar rreth 3500 bomba të komanduara, një rritje me 16 herë krahasuar me të gjithë vitin 2023.

Vetëm në javën e tretë të marsit, Moska ka lëshuar 700 bomba të tilla, sipas presidentit Volodymyr Zelenskyy. Në një deklaratë dramatike ky i fundit tha se po u mbaronin raketat.

“Nëse rusët vazhdojnë të na sulmojnë siç kanë bërë gjatë muajit të fundit mund të mbetemi pa raketa. Aleatët tanë e dinë këtë”, u shpreh presidenti.

Presidenti Ukrainas shtoi se është e nevojëshme të mobilizojnë 300 mijë njerëz deri në 1 qershor, por nuk është e sigurt nëse do të arrijnë ta bëjnë dot.

Duke iu referuar deklaratës së Macron për mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë, ai tha se nuk mund t’u kërkojnë ushtrive të botës të vijnë për të luftuar në vendin e tij. Mirëpo, sipas Zelenskyy ka formacione vullnetare të personave të huaj që duan t’i bashkohen luftës.

Ushtria ruse ka intensifikuar sulmet ndaj shtetit fqinj , ku gjatë orëve të fundit bombardoi me raketa rajonin e Zaporizhias. Të paktën tre persona mbetën të vrarë në të njëjtën banesë, dy burra dhe një grua.

Në shënjestër u vu edhe zona qëndrore e Kharkiv, ku mbetën të plagosur disa persona. “qyteti është nën zjarr”, tha kryebashkiaku i Kharkiv, i cili foli për dy shpërthime në zona të banuara.




Skip to toolbar