Partia Demokratike shpërndau të mërkurën një lajm sipas të cilit Lulzim Basha ka zhvilluar takime me strukturat e PD-së dhe qytetarë të Divjakës. Por zëvendës kryeministri Erion Braçe ka reaguar duke përgënjeshtruar këtë lajm dhe duke shkruar se Basha ka qenë në Divjakë para 1 jave dhe jo të mërkurën dhe as të martën.
“Lyrzim Basha ka qenë në Divjakë të enjten që shkoi. Dje e kuptova, ky bën kronika televizive me shumicë për t’i gënjyer të gjithë me punën e palodhur”-shkruan Braçe.
Më tej Braçe i sugjeron Bashës që të jetë i vërtetë dhe të thotë se është me pushime, njëlloj si rivali i tij për të drejtuar opozitën Ilir Meta.
“Lyrzim, unë nuk e kuptoj pse të vjen turp të thuash që po pushon! Ja ku e ke rivalin për të drejtuar opozitën që po pushon dhe jo vetëm ja tregon ngjyra por edhe e thotë publikisht çdo ditë! Është krejt njerëzore të pushosh! Është krejt njerëzore edhe të gënjesh siç bën ti! Po arsyeja kush është? Pse duhet të gënjesh kur pushon! Dhe nuk më plas hiç pse gënjen mediat më të mëdhaja në vend që të kane ty kryelajm me rrena, por pse gënjen njerëzit, ata të opozitës së pari për një gjë krejt normale siç janë pushimet!”, shkruan Braçe.