Vritet me plumb në kokë i tifozi i Lacios, dyshohen shqiptarë

AKTUALITET


Është qëlluar me një plumb në kokë lideri i tifozëve të Lacios në Itali, Fabrizio Piscitelli, i cili njihej nga të gjithë me nofkën “Diabolik”.

 Krimi ka ndodhur në orët e paradites në lagjen Uscolana, në “Parco degli Acquedotti” në Romë. Lideri i tifozëve të Lacios njihej gjithashtu edhe si shitës droge. Pikërisht kjo është edhe pista në të cilën po heton policia italiane, ku është parë edhe pjesëmarrja e shqiptarëve.


Një dëshmitar ka thënë për policinë se autori i është afruar ‘Diabolik’ dhe e ka qëlluar me plumb në kokë. Ai ka qenë i veshur si vrapues dhe është zhdukur mes njerëzve që ndodheshin në park, duke humbur gjurmët. Sipas mediave italiane është përjashtuar një hakmarrje në botën e futbollit.




Skip to toolbar