Breshëri plumbash në Shijak, i riu qëllon ndaj çiftit

AKTUALITET


Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mbrëmjen e së dielës në Shijak, ndërkohë që policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Sipas policisë i riu I.B. 27 vjeç ka qëlluar me armë zjarri në mes të qytetit të Shijakut. Ai ka qëlluar në drejtim të një makine, ku shofer ishte një 30 vjeçar i cili shoqërohej nga një pasagjere femër.


Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi F. K., 30 vjeç, ku ishte pasagjere shtetasja Xh. K., 30 vjeçe, banuese në Shijak.

Policia njofton se është vënë në kërkim të 27 vjeçarit.

Ai akuzohet për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbatja pa leje”.




Skip to toolbar