“Gropa me lëndë plasëse”, 1 në pranga 2 në kërkim për dhunën në derbi

AKTUALITET


Mëngjesin e të hënës Policia e Shtetit ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me dhunën që ndodhi të dielën në mbrëmje në ndeshjen derbi mes Tiranës dhe Partizanit. Sipas Policisë, janë proceduar 9 persona për aktet e dhunës, nga këta 1 është arrestuar, 2 janë shpallur në kërkim dhe 6 persona të tjerë do hetohen në gjendje të lirë. Personi i arrestuar është shtetasi me inicialet E.B., 29-vjeç, i cili sipas Policisë është konfliktuar me tifozët e Partizanit.

Ky shtetas, është vënë në pranga nga shërbimet “Shqiponja” dhe “Shigjeta”, pasi akuzohet për “Prishje të qetësisë publike”. Pasi është shoqëruar në komisariat, dhe janë bërë verifikimet e nevojshme, rezulton se 29-vjeçari, kishte thyer masën e sigurisë “Arrest shtëpie”. Ndaj tij, akuzojnë tre  akuza” “Prishja e qetësisë publike”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.


Në gjendje të lirë janë proceduar 6 shtetas të tjerë, të cilët akuzohen për “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe radioaktive”.Personat e proceduar janë: M.M. 22 vjeç, A.M., 19 vjeç., Th.B., 25 vjeç., B.L., 46 vjeç., G.Q., 28 vjeç dhe E.B. 29 vjeç. Këta shtetas gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit Tirana-Partizani kanë hedhur në fushë lëndë piroteknike.

Janë shpallur në kërkim dhe dy shtetas për veprat penale për “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe radioaktive” “Dëmtime të tjera me dashje”, “Prishja e qetësisë publike”, të cilët gjatë zhvillimit të ndeshjes janë konfliktuar me tifozët e Partizanit.

Gjithashtu dyshohet se këta dy shtetas, gjatë natës, përballë tribunës ku ishin ulur, kishin hapur tre gropa, të cilat i kishin mbushur me një sasi lënde piroteknike me menkanizëm me ndezje elektrike. Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.




Skip to toolbar