Britania: Rusia po kontrakton mercenarë për luftën në Ukrainë

BOTA


Rusia po përdor kontraktorin privat ushtarak, Wagner, për të forcuar ushtrinë e saj në pushtimin e Ukrainës, tha inteligjenca ushtarake britanike.

Në përditësimin ditor për luftën në Ukrainë, Ministria britanike e Mbrojtjes, tha më 18 korrik se Wagner po ul standardet e rekrutimit dhe po punëson të dënuar dhe persona që janë në listë të zezë. Kjo, sipas Britanisë, potencialisht mund të ndikojë në efektivitetin e ushtrisë ruse.


https://platform.twitter.com/embed/Tweet.html?dnt=false&embedId=twitter-widget-0&features=eyJ0ZndfdHdlZXRfZWRpdF9iYWNrZW5kIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9mZiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfcmVmc3JjX3Nlc3Npb24iOnsiYnVja2V0Ijoib2ZmIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd190d2VldF9yZXN1bHRfbWlncmF0aW9uXzEzOTc5Ijp7ImJ1Y2tldCI6InR3ZWV0X3Jlc3VsdCIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0Zndfc2Vuc2l0aXZlX21lZGlhX2ludGVyc3RpdGlhbF8xMzk2MyI6eyJidWNrZXQiOiJpbnRlcnN0aXRpYWwiLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X2V4cGVyaW1lbnRzX2Nvb2tpZV9leHBpcmF0aW9uIjp7ImJ1Y2tldCI6MTIwOTYwMCwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd19kdXBsaWNhdGVfc2NyaWJlc190b19zZXR0aW5ncyI6eyJidWNrZXQiOiJvZmYiLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X3VzZXJfZm9sbG93X2ludGVudF8xNDQwNiI6eyJidWNrZXQiOiJmb2xsb3ciLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X3R3ZWV0X2VkaXRfZnJvbnRlbmQiOnsiYnVja2V0Ijoib2ZmIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH19&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1548913656410226688&lang=en&origin=https%3A%2F%2Fwww.evropaelire.org%2Fa%2Frusia-mercenare-pushtimi-i-ukraines-%2F31948379.html&sessionId=a5ed91edd062e35fee9085f176e1658b3c81693f&siteScreenName=RFE_Kosova&theme=light&widgetsVersion=3235bd17138fa%3A1657578976990&width=550px


Wagner besohet se kontrollohet nga Yevgeny Prigozhin, një bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin.

Ky njoftim i inteligjencës britanike vjen një ditë pasi kreu i forcave të armatosura të Britanisë, admirali Tony Radakin, tha se Rusisë i kanë vdekur ose plagosur afër 50.000 ushtarë gjatë pushtimit të Ukrainës, ndërsa i janë shkatërruar rreth 1.700 tanke.

Duke u përballur me numër të lartë të viktimave në luftën në Ukrainë, Qeveria e Putinit dhe ushtria kanë ndërmarrë një sërë hapash për të rritur rekrutimin e ushtarëve, pa – të paktën tash për tash – urdhëruar mobilizim të përgjithshëm që mund të ketë rreziqe politike.

Autoritetet ukrainase kanë paralajmëruar se Rusia ka humbur mbi 38.450 ushtarë dhe oficerë qëkur nisi pushimin e Ukrainës më 24 shkurt. Ministria e Mbrojtjes së Rusisë për herë të fundit ka publikuar në mars shifrat e të vdekurve, duke pranuar se i janë vrarë 1.351 ushtarë.




Skip to toolbar