Burgjet rrëzojnë Izet Haxhinë për incidentin në furgon

AKTUALITET


Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili i është përgjigjur pyetjeve të deputetëve në Komisionin e Sigurisë, ku një ndër çështjet e ngritura ishte ajo e ngritur nga avokati i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri, i cili denoncoi një aksident sipas tij të ndodhur në makinën ku udhëtonte klienti i tij gjatë transportit për në Gjykatë, por kreu i burgjeve hodhi poshtë pretendimet, duke thënë se nuk ka asgjë të vërtetë.

Në përgjigje të deputetit Spartak Braho, i cili kërkoi më shumë informacion për këtë çështje, Ismaili tha se për Izet Haxhinë, ka një program masash si për çdo të burgosur që shoqërohet nga Policia e Shtetit e policia e burgjeve dhe se nuk ka pasur asnjë aksident.


Pak ditë më parë, avokati i Izet Haxhisë denoncoi incidentin e ndodhur në 9 tetor, ku Haxhiaj sipas tij u lëndua në furgonin e policisë. Sipas avokatit, pasi kishte dhënë dëshminë për rreth 36 orë tek Krimet e Rënda, Izet Haxhisë i është kërkuar që të ngrihet nga furgoni dhe në atë moment sipas tij mjeti ka frenuar ashpër. Po ashtu ai tha se Haxhiajt i është përplasur koka në kafazin e furgonit, ndërsa e konsideroi incidentin, një mesazh për t’i mbyllur gojën




Skip to toolbar