Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit Tiranë ngec në vetting

AKTUALITET


KPA ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Apelit të Tiranës, Dritan Pekën.

Peka ishte konfirmuar në detyrë nga shkalla e parë e Vettingut, por duket se KPA e ka gjetur në parregullsi.


Dritan Peka e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në Shqipëri në vitin 2000. Ai ka punuar si prokuror i Prokurorisë së Tiranës deri në vitin 2008, kur është promovuar si prokuror i Apelit të Tiranës. Ai është drejtuesi i Prokurorisë së Apelit të Tiranës prej vitit 2015.




Skip to toolbar