Burrë e grua kthehen nga Suedia, vriten në Prizren, policia në kërkim të djalit

AKTUALITET


Një çift bashkëshortësh janë gjendur të vrarë ditën e mërkurë në qytetin e Prizrenit, ndërsa policia ka ngritur dyshime të forta se vrasës mund të jetë i biri 35 vjeç i cili është shpallur në kërkim.

Durim Hadri dhe Suada Hadri u gjendën të vrarë me një plumb në kokë në shtëpinë  e tyre në Prizren ku ishin kthyer nga Suedia ku jetojnë, për të kaluar disa ditë pushime në vendlindje.


Sipas Policisë së Kosovës, dyshohet se çifti është vrarë me armë zjarri, pasi aty u gjet arma e cila më pas u konfiskua nga Policia. Rreshteri i Policisë, Vesel Gashi, tha se nuk kanë përfunduar akoma hetimet por dyshohet se është vrasje. “Ekziston dyshimi se është vrasje, por ende nuk kanë përfunduar hetimet e ekspertëve. Po presim për një raport më të detajuar”- ka thënë Gashi.

Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim djalin e tyre, Adriatik Hadri 35 vjeç i cili rezulton të ketë dalë nga Kosova dhe është nisur drejt Maqedonisë e më pas në Greqi ditën kur dyshohet të jetë kryer krimi, ndërkohë që familjarët nuk kanë arritur ende të kontaktojnë me të, çka shton më shumë dyshimet.

Në fakt, personi në fjalë është ‘fantazmë’ edhe në rrjetet sociale, të cilat sot përdoren shumë.

Adriatik Hadri ka lindur më 23 janar të 1984 dhe jeton në Stokholm. Ai ka banuar me qira në një lagje të quajtur Vastermalm.

Ndërkaq, në rrjetet sociale nëpër internet, ai nuk ka as edhe një llogari private ndërsa as familjarët nuk kanë ndonjë fotografi të publikuar me të.

Prokuroria ka bërë të ditur se është duke i hetuar të gjitha rrethanat të cilat ndërlidhen me rastin dhe që mund të zbardhin ngjarjen.




Skip to toolbar