Buxheti për 2022, Gent Sejko jep tre sugjerime të BSH

EKONOMI


Në Komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financat edhe ditën e sotme po diskutohet projektbuxheti për vitin 2022 ku i pranishëm është edhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko.

Sejko, i cili po paraqet opinionin e Bankës së Shqipërisë është shprehur ndër të tjera se politikat ekonomike duhet të të orientohen drejt normalizimit. Kjo sipas tij, i shërben forcimit të qëndrueshmërisë të financave të vendit.


“Ky projektbuxhet përcakton qëndrimin e polit fiskale për vitin 2022. Banka e Shqipërisë ka vlerësuar dhe vlerëson në vazhdimësi diskutimin e hapur mbi projeksionet ku bazohet dhe instrumentet e parashikuara për arritjen e tyre. Në respektim të mandatit ligjor, opinioni do përqendrohet në ato çështje që bazohen brenda sferës së kompetencës sonë. Politikat tona ekonomike duhet të orientohen drejt normalizimit, do i shërbejë forcimit të qëndrueshmërisë të financave të vendit. Të ardhurat buxhetore të 2022 do të rriten me 8%. Projeksionet makro-ekonomike të cilat konturojnë buxhetin janë realiste. Banka e Shqipërisë sugjeron vëmendje të vazhduar të qeverisë ndaj ecurisë së të ardhurave. Vlerësojmë të domosdoshme të finalizimit të strategjisë afatmesme të të ardhurave publike, duhet të thjeshtojë sistemin tatimor. Projektbuxheti parashikon fillimi ne procesit të konsolidimit fiskal.”

Po ashtu, në përfundim të fjalës së tij, guvernatori ka dhënë edhe tre sugjerime në lidhje me projektbuxhetin 2022.

“Projekt buxhetit parashikon se deficiti i krijuar nga skema e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore do të jetë në masën e 101 miliardë lekë ose 5.4% e PBB, është i barabartë me nivelin e deficitit 2022 dhe dy herë me i lartë se deficiti i targetuar. Skema e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore vazhdon të jetë një barrë e ndjeshme për financat e shtetit. Në këtë kontekst BSH sugjeron rishikimin e skemës së pensioneve, atë të sigurimeve shoqërore dhe skemave të tjera sociale me qëllim ruajtjen e këtyre skemave në trajektore të përballueshme për buxhetin e shtetit.

Mbi PPP, në projekt-buxhet janë parashikuar pagesa 3% të të ardhurave tatimore të vitit të mëparshme. BSH sugjeron përfshirjen e tavaneve afatgjata mbi vlerën e përgjithshme të kontratave të PPP, si një element plotësues ndaj kontrollit të rrezikut potencial që PPP mund të kenë në financat publike.

Duhet përmirësim i kapaciteteve profesionale të njësive që administrojnë vlerësimin kontraktimin dhe monitorimin e PPP-ve, sidomos sa i takon detyrimeve ligjore dhe financiare që i ngarkojnë buxhetit të shtetit. BSH vijon të përsërisë thirrjen për shpërndarje më të mirë të shpenzimeve gjatë vitit, ritmi i realizimit të shpenzimeve gjatë vitit vijon të shfaqë përqendrim të theksuar në tremujorin e katërt. Ky fenomen i përsëritur krijon luhatje të panevojshme.” 




Skip to toolbar