A do të marrë në shqyrtim KQZ dokumentin mbi Tom Doshin? Si përgjigjet Celibashi

Më të fundit


Prokuroria e Përgjithshme përfundoi dje pas 8 muajsh hetimet për ish-deputetin Tom Doshi dhe i ka dërguar informacionet e gjetura Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Komisioneri Ilirjan Celibashi u pyet sot nga gazetarët lidhur me këtë çështje, duke u shprehur se KQZ do të japë vlerësimin e tij mbi rastin.


Pyetjes: “Dje ju erdhi përgjigjja nga Prokuroria e Përgjithshme lidhur me Tom Doshin. A do e marrë në shqyrtim KQZ-ja atë dokument?”,- Celibashi iu përgjigj: “Po patjetër, çdo dokument që lidhet me procesin e verifikimit të kandidatëve i bërë në rastin kur kontributor është edhe Prokuroria do të marri vlerësimin dhe konsiderimin e institucionit të KQZ-së”.

Tom Doshi ka nisur problemet me ligjin që në vitet ’90, kur është dënuar me një vit heqje lirie, ndërkohë më pas ka pasur edhe dënime të tjera. Por nga verifikimi i organit të akuzës rezulton që Doshi të jetë “non grata”, por nuk ka një vendim për dëbim nga një shtet i huaj.




Skip to toolbar