Cakaj: Qeveria mbështetje financiare për Luginën e Preshevës

AKTUALITET


Qeveria vendosi një mbështetje financiare për Luginën e Preshevës për tekstet shkollore shqip në komunat e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës. Vendimi u mor në Këshillin e Ministrave me qëllim kujdesin dhe interesimin ndaj të gjithë shqiptarëve në rajon dhe diasporë.

Vendimi është përshëndetur edhe nga ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, përmes një postimi në profilin e tij “Facebook”. Cakaj tha se kjo do t’i shërbejë nxënësve shqiptarë që ndjekin procesin mësimor në institucionet e sistemit parauniversitar në Luginën e Preshevës.


“Edhe një informacion tepër i vyer e shumë domethënës për Shqipërinë dhe shqiptarët. Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë sot ka vendosur dhënien e një mbështetjeje shtesë financiare për Këshillin Kombëtar në Serbi me qëllim blerjen e teksteve shkollore. Ky vendim i shërben nxënësve shqiptarë që ndjekin procesin mësimor në institucionet e sistemit parauniversitar në tre komuna: Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë. Ky vendim është në funksion të rritjes së edukimit në përgjithësi dhe ruajtjes së identitetit kombëtar në veçanti. Shqipëria mbetet e përkushtuar për rritjen e kujdesit për të gjithë shqiptarët në rajon dhe diasporë në përgjithësi.” shkruan Cakaj




Skip to toolbar