Covid-19, rekord viktimash në Brazil

BOTA


Vazhdon të sjellë numer të lartë viktimash epidemia e Covid-19 në Brazil. Në 24 orët e fundit 1840 persona e kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm dhe janë infektuar 74.376 njerëz.

Bëhet fjalë për shifrën më të lartë të viktimave në një ditë që nga fillimi i pandemisë. Bilanci i të vdekurve shkon të 259.402 gjithsej teksa janë infektuar 10.722.221 persona.


Prej gati 42 ditësh radhazi, mesatarja e viktimave ditore në Brazil mbetet në kuotat një mijë.




Skip to toolbar