Vangjush Dako ka dorëzuar çelësat e Bashkisë së Durrësit, të cilën e drejtoi për 3 mandate, por që Rama nuk e kandidoi në zgjedhjet e 30 qershorit, ndikuar edhe nga akuzat e opozitës ndaj tij.
Gjatë të premtes është konstituuar këshilli bashkiak i Durrësit dhe është betuar kryetarja e re e bashkisë Valbona Sako, mandati i së cilës u njoh zyrtarisht nga Gjykata e Shkallës së parë në Durrës, ndërsa Gjykata e Apelit e rrëzoi vendimin e mëparshëm, të dhënë nga gjyqtarja Mimoza Margjeka e cila e cilësoi nul 30 qershorin.
Gjatë fjalës së saj Sako tha se në katër vitet e ardhshme do punohet që qyteti i Durrësit të konkurrojë denjësisht në rajon. Të pranishëm në ceremoninë e betimit ishte zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali dhe ish-kryetari i Bashkisë Vangjush Dako.