Dakordësia PS-Rithemelimi, votohet me 110 vota pro amnistia penale në Kuvend

Më të fundit


Pas një seance maratonë, në Kuvendin e Shqipërisë u votua amnistia penale. PS dhe Rithemelimi finalizuan dakordësinë e arritur disa ditë më parë, me 110 vota pro, një kundër dhe një abstenim.

Votën kundër e dha Agron Shehaj, teksa nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj abstenoi. Amendamenti i Gazment Bardhit u miratua me 111 vota pro dhe 1 abstenim. Ndërkaq, në Kuvend u rrëzua amendamenti i Lulzim Bashës.


Në amendamentet e dorëzuara në Kuvend, parashikohet falja e të gjithë protesuesve të opozitës, përjashtuar ata që kanë goditur punonjësit e policisë.

Por edhe ata që nuk fitojnë lirinë, do të përfitojnë ulje dënimi, më të madhe sesa në variantin e parë.

Opozita propozoi që nga vitet e dënimit, prej kësaj amnistie, t’u zbriten dy vite nga dënimi i mbetur për gratë dhe 1 vit e gjysmë për burrat.

Prej amnistisë pritet të përfitojnë rreth 700 të burgosur dhe rreth 2500 persona në shërbim prove./abcnews.al




Skip to toolbar