Në konferencën e përbashkët për shtyp pas konferencës së katërt qeveritare me BE, ministri I jashtëm polka, vend I cili ka presidencën e radhës së BE, u pyet lidhur nëse BE ka një datë të radhës për celjen e një tjetër grupkapitulli me Shqipërinë
“Kjo kërkon unanimitet, psh për Ukrainën nuk kemi unanimitet. Os e ke stardade ose data, s mund ti kesh të dyja, do bëjmë maksimumin.” u shpreh ai. Sakaq, me batutë kryeministri Rama u shpreh se me BE nuk ka kurrë datë, duhet të jesh gati gjithmonë.
“Dua të shtoj ne kemi besim të plotë se presidenca polake do vijojë të shtyjë gjërat përpara duke marrë në konsideratë atë cfarë përmendi Marta. Plani është të përmbyllim negociatat në 2027, ndaj na duhet të punojmë pa reshtur ndaj na duhet të kemi më shumë punë për të bërë. Të gjithë anëtarët e ekipit të Shqipërisë që janë të lidhur me grup kapitullin II janë këtu, dua ti falenderoj të gjithë, po punojnë shumë dhe po japing reultate. E kemi mësuar në kurriz që me BE mos kërko kurrë asnjë datë, por duhet të jesh gjithmonë gati për datën, sepse në jemi këtu shumë vonë,” tha Rama .