De Ligt: E pabesueshme që s’jemi në finale, pasi shënuam dy herë!

SPORT


Ajax u eleminua mbrëmjen e së mërkurës nga Tottenham, duke humbur shansin për të shkuar në finalen e madhe të Champions League. Pavarësisht të gjithave, largimi i Ajax ishte me nder, duke parë se këtë sezon të Champions League, skuadra holandeze ka bërë gjëra të mëdha.

Lojtarët e Ajax kanë pasur emocione të trazuara las ndeshjes së djeshme dhe eleminimit zhgënjyes. Matthijs de Ligt, që shënoi golin e parë të takimit të djeshëm, ka folur pas ndeshjes duke komentuar atë që ndodhi.


“Po të shihni gjithë lojën, ne nuk e meritonim të eliminoheshim. Ne shënuam dy herë në pjesën e parë, por jemi jashtë gjithsesi. Është e pabesueshme. Është një ëndërr që na shkërmoqet. Do të kisha dashur të luaja finalen, por nuk ndodh. Jam i ngushëlluar nga mënyra se si tifozët tanë na brohoritën pas “bilbilit” përfundimtar”.

“Është e vështirë të thuhet tani, por duhet të ecim përpara. Ne duhet të luajmë ende dy ndeshje për të fituar titullin në Holandë. Kjo është më e rëndësishmja tani”.




Skip to toolbar