E do United dhe Liverpool, por De Ligt pëlqen Barcelonën!

SPORT


Frenkie de Jong është një nga lëvizjet e para në merkato për Barcelonën. Futbollisti holandez pritet të bashkohet me klubin blaugrana së shpejti, teksa Barcelona do të paguajë në arkat e Ajax rreth 75 milionë euro për këtë transferim. Megjithatë, duket se “pazari” në shtëpinë e Ajax nuk ndalet këtu për skuadrën kampione të La Ligas.

Mbrojtësi anësor i kampionëve të Hollandës, Matthijs de Ligt, është një tjetër futbollist që kërkohet nga skuadra e Ernesto Valverdes. Ndonëse në garë për të janë disa klube si Manchester United apo dhe Liverpool, vetë lojtari ka lënë të kuptohet se dëshiron Barcelonën.


Këtë gjë e ka zbuluar në një intervistë për mediat, ku ka komentuar pikërisht nënshkrimin e De Jong me skuadrën katalanase. “Unë mendoj se ai ka bërë një sezon të shkëlqyer. Ai meriton të nënshkruajë për Barcelonën”, ka thënë De Ligt për De Jong.

 “Të luaj me të atje? Do të ishte mirë të luaja me Frenkin në një klub, porn ë këto momente nuk di se çfarë do të ndodhë”, ka thënë 19-vjeçari i talentuar, duke lënë të kuptohet se do të dëshironte të shkonte në La Liga.




Skip to toolbar