De Ligt te Juventus i “larë në ar”, por pas…CR7

SERIE A


Matthijs de Ligt vendos të nënshkruajë për Juventus nga Ajax”, shkruan kështu Sky Sport, duke dhënë një lajm të bujshëm për botën e transferimeve në futboll këtë të shtunë. Mbrojtësi i Ajax është i lidhur prej kohësh me një lëvizje të madhe në merkato, por “polet” i ka kryesuar Barcelona deri më tani.

Megjithatë, ky transferim është mbajtur peng për shkak se agjenti i lojtarit Mino Raiola ka kërkuar të ketë përfitime të majme nga komisionet e transferimit të De Ligt. Kjo gjë u kundërshtua nga Barcelona, aq sa palët tashmë duket se janë ndarë përgjithmonë.

Ndaj, siç raporton rrjeti ndërkombëtar i Sky Sport, mbrojtësi i Ajaxit ka zgjedhur të bashkohet me Juventusin këtë verë. Tarifa e transferimit për të pritet të jetë rreth 62 milionë euro, ndërsa De Ligt mund të bëhet një nga lojtarët më të paguar te Juve, sigurisht pas Ronaldos.

 Nëse gjithçka përfundon me sukses, De Ligt do të përfitojë 10.7 milionë euro në vit, plus shpërblime, duke u bërë lojtari i dytë më i paguar te Juventus pas Cristiano Ronaldos.



Skip to toolbar