Debati Trump-Biden përforcoi shqetësimin e amerikanëve për zgjedhjet

BOTA


Joe Biden dhe Donald Trump zhvilluan debatin e parë presidencial të enjten me shpresën për të ndikuar të ashtuquajturit “urrejtës të dyfishtë”, ata votues që nuk i miratojnë të dy kandidatët dhe mund të luajnë një rol vendimtar në rezultatin e zgjedhjeve.

Në fund, ata votues ndoshta nuk e ndoqën debatin.


Trump e kaloi natën duke folur gënjeshtra për emigracionin, abortin dhe politikën e jashtme, ndërsa shmangi pyetjet e moderatorëve mbi krizën klimatike dhe zgjedhjet.

Por Biden në masë të madhe nuk arriti të përfitonte nga dobësitë e Trump dhe u përpoq të ofronte përgjigje koncize dhe koherente. Zëri i zymtë i Biden ishte një shpërqendrim i tillë sa Shtëpia e Bardhë duhej të sqaronte se ai ishte sëmurë, me ftohje.

“Ne kishim një ekonomi që ishte në rënie. Pandemia u trajtua aq keq … ekonomia u shemb. Ajo që duhej të bënim është të rindertonim përsëri gjërat. Kjo ishte pikërisht ajo që filluam të bënim. Ka  shumë për të bërë pasi Trump nuk bëri shumë gjatë presidencës së tij. Në kohën kur ai u largua, gjërat ishin në kaos“, tha Biden.

Këto pretendime u hodhën menjëherë poshtë nga ish kreu i shtëpisë së bardhë. Ai pretendoi se të gjitha vendimet e ndërmarra nga Biden, SHBA ka humbur respektin e botës.

“Ne nuk jemi më të respektuar si shtet. Ata nuk e respektojnë udhëheqjen tonë. Ata nuk e respektojnë më Shtetet e Bashkuara. Ne jemi si një komb i botës së tretë. Mes armatimit të zgjedhjes së tij, përpjekjes për të ndjekur kundërshtarin e tij politik, të gjitha gjërave që ai ka bërë, ne jemi bërë si një komb i botës së tretë dhe është turp dëmi që ai i ka bërë vendit tonë”, tha Trump.

Nuk mund të mungonin as përplasjet për abortin.

“Unë jam dakord me vendimin e e Gjykatës së Lartë për miratimin e ilaçeve për abortin. Por përmbysja e vendimit Roe v Wade, ishte i nevojshëm. Të gjithë nga të gjitha bindjet politike donin që shtetet të kishin pushtet në këtë çështje.  TEXAS është ndryshe, Florida është ndryshe, por ata të gjithë po marrin vendimet e tyre tani”, theksoi ish presidenti amerikan.

“Ka qenë një gjë e tmerrshme ajo që ke bërë. Unë mbështes Roe v Wade. Ideja që politikanët të ishin ata që do të merrnin vendime për shëndetin e gruas është qesharake… asnjë politikan nuk duhet ta marrë atë vendim. Një mjek duhet t’i marrë ato vendime. Kështu duhet të jetë”,u kundërpërgjigj Biden.

Luftërat në Ukrainë dhe Gaza  nuk mund të mungonin në këtë debat historik. Ish presidenti amerikan Trump, deklaroi se nëse do të ishte ai në pushtet nuk do të kishte nisur asnjëherë pushtimi rus i Ukrainës.

“Për sa i përket Rusisë dhe Ukrainës, nëse kemi një president të vërtetë, një president që respektohej nga Putin, atëherë ai nuk do ta kishte pushtuar kurrë Ukrainën. Në fakt, unë mendoj se ai, Biden e inkurajoi Rusinë të hynte në territor dhe ta pushtonte”, tha Trump.

“Unë kurrë nuk kam dëgjuar kaq shumë gënjeshtra gjatë gjithë jetës sime”, tha Biden.

Biden foli për mbështetjen që i ka ofruar izraelit për tu vetëmbrojtur por edhe për negociatat që ka ndërmjetësuar për të ndaluar luftën.

“Ne kemi propozuar një marrëveshje për  armëpushimi me faza për të liruar pengjet.  Ne duam që lufta të ndalojë menjëherë. Unë jam personi që organizoi edhe mbrojtjen e Izraelin kundër Iranit, ata kryen sulm balistik ndaj Izraelit. Hamas nuk mund të vijojë. Do t’i japim Izraelit mbështetje ushtarake”, theksoi Biden.

Një shqetësim i votuesve amerikan është mosha e presidentit aktual, Joe Biden. I pyetur në lidhje me këtë Biden,  tha se kundërshtari i tij është vetëm disa vjet më i ri se ai, “por shumë më pak i aftë”.

“Para së gjithash. gjysmën e karrierës sime e kalova duke u kritikuar se isha personi më i ri në politikë… dhe tani jam më i moshuari. Ky është tre vjet më i ri mirëpo  shumë më pak kompetent”, tha presidenti amerikan.

I pyetur nga moderatorët nëse do të pranonte rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në rast se do të fitonte rivali i tij demokrat, trump u përgjigj:

“Përgjigja është, nëse zgjedhjet janë të drejta, të lira- dhe unë e dua këtë më shumë se kushdo- absolutisht”, tha Trump.

Dallimet mes dy kandidatëve që garojnë për të siguruar shtëpinë e bardhë ishin të dukshme teksa ta u ndalën edhe të mënyra se si po menaxhohet kriza emigracionit, demokracia në vend edhe trajtimi i ndryshimeve klimatike.

Debati arriti kulmin kur Biden dhe Trump u grindën mbi aftësitë e tyre në golf, një fund i përshtatshëm për një spektakël zhgënjyes që ndoshta e përforcoi shqetësimin e shumë amerikanëve për zgjedhjet.

Sipas një sondazhi të Gallup të kryer këtë muaj, më pak se gjysma e amerikanëve e shohin Biden ose Trump në favorit.

Sondazhi zbuloi se 59% e votuesve besojnë se Biden, 81 vjeç, është shumë i vjetër për të qenë president, ndërsa vetëm 18% thanë të njëjtën gjë për Trump, 78 vjeç. Edhe pse amerikanët shprehin më pak shqetësime për moshën e Trump, një sondazh i NBC Neës i kryer në prill tregoi se ai gjyqet penale dhe civile mund të jenë përgjegjësia e tij më e madhe deri në nëntor.

Shumë amerikanë panë debatin e mbrëmjes së sotme duke besuar se Biden ishte shumë i vjetër për një mandat të dytë dhe se Trump ishte shumë kaotik për të fituar sërish.

Duket e pamundur që performancat e tyre të enjten të bëjnë diçka për të bindur amerikanët të largojnë shqetësimet që kanë.




Skip to toolbar