‘Defender 21’/ Mbërrijnë sot në Rinas 200 ushtarë amerikanë

AKTUALITET


Sot mbërrijnë 200 ushtarët të Forcave Amerikane në Tiranë, pjesë e  stërvitjes më të madhe ushtarake “Defender 21” që Shqipëria pret si aleate e NATO-s.  Trupa e Ushtrisë Amerikane do të mbërrijnë në Aeroportin e Rinasit dhe janë pjesë e 28 mijë trupave shumëkombëshe që do të vijnë në vendin tonë deri më 20 qershor 2021 kur dhe përfundon stërvitja.

Stërvitja është zhvilluar në Durrës, apo edhe në  Pashaliman të Vlorës mes marinës amerikane dhe asaj shqiptare.


Përveç ofrimit të gjashtë bazave detare, tokësore dhe ajrore, Shqipëria, anëtare e NATO-s që nga viti 2009, do të angazhojë 1000 trupa në këtë stërvitje.

Forcat e Armatosura Shqiptare do të ushtrojë aftësinë e Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe Afrikë për të shërbyer si Komandë e Bashkuar e Komponentit të Forcës Tokësore, dhe si partner i sigurisë në rajonet me rëndësi strategjike të Ballkanit dhe të Detit të Zi, ndërsa mbështet aktivitetet në Evropën Veriore dhe Afrikë.




Skip to toolbar