“1000 euro në muaj për vajzën”/ Divorci i princit Leka, çfarë përfiton Elia Zaharia

AKTUALITET


Gjykata e Tiranës ka zyrtarizuar divorcin e familjes mbretërore. Sipas vendimit, Elia do të jetojë në pallatin mbretëror, ndërsa Princi Leka do të paguajë 1 mijë euro në muaj për fëmijën.

Princ Leka dhe Elia Zaharia, janë tashmë zyrtatisht të ndarë. Gjykata e Tiranës zgjidhi përfundimisht martesën mes të dyve, përmes një dakordësie të arritur mes të dy palëve.


Dakordësia ka bërë që vendimi të marrë dhe formë të prerë.

Përfitimet pas zgjidhjes se martesës, janë ndarë, ku Elja do të jetojë në një apartament 257 m2 në qendër të Tiranës, apartament të cilin Princ Leka ia ka dhënë vajzës, Geraldinës, për aq kohë sa Elia nuk ka një partner.




Skip to toolbar