Deputetët braktisën mbledhjen e Kryesisë, Bejko: Thikë pas shpine PD, duam mbështetje jo shkelma

AKTUALITET


Ish kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko e ka cilësuar thikë pas shpine braktisjen e mbledhjes nga disa deputetë të PD-së.

Këtu mund të përmendim, Gazment Bardhin, Saimir Korreshin, Helidon Bushatin, Dashnor Sulën, Lefter Gështenjën, Bledion Nallbatin dhe Dhurata Çupi.


Sipas Bejkos, këta deputetë i kanë vënë shkelmin partisë me këtë veprim.

“Nuk e di si do të vazhdojë më tej. Për 8 orë u diskutua nga të gjithë anëtarët dhe besojmë se gjithsekush dha versionin e tij për mënyrën sesi e ka parë PD.  

Unë i propozova të dy propozimet, i përputha në një. Muaji gusht nuk bëhen dot zgjedhjet në parti. Kur u largua sekretari i përgjithshëm nuk e mora vesh sesi iku. Veprimi që u bë ishte i tillë, nëse nuk merrem parasysh “çohem dhe iki”.about:blank

Braktisja e mbledhjeve nga ana e deputetëve ishte i tillë. Është thikë pas shpine për PD. Veprimet që i kanë bërë gjithsecili mban përgjegjësi dhe për demokratët sot dhe nesër. Kemi nevojë për mbështetje jo për shkelma.”- thotë Bejko.




Skip to toolbar