Detaje/ Po pastronte armën e shërbimit, punonjësi i Gardës qëllon veten në këmbë dhe dorë

AKTUALITET


TIRANË- Një 48-vjeçar, punonjës në Gardën e Republikës është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore.

Sipas policisë, i riu dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit. Paraprakisht dyshohet si i riu ka qenë duke pastruar armën dhe gabimisht i është shkrepur. Plumbi i shkrepur e ka kapur në dorë dhe në këmbë.


Në lidhje me rastin është njoftuar AMP, dhe në bashkëpunim me grupin hetimor po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.




Skip to toolbar