Incidenti në kufirin me Estoninë, BE: Rusia të përgjigjet për ngjarjen

BOTA


Estonia i ka quajtur provokime veprimet e rojeve kufitare ruse të cilët hoqën bovat e lundrimit nga ana estoneze e lumit Narva, që ndan dy vendet.

Bashkimi Evropian ka reaguar pas këtij incidenti, duke thënë se kërkon përgjigje nga ana e Rusisë, lidhur me këtë situatës.


“Ky incident kufitar është pjesë e një modeli më të gjerë të sjelljes provokuese dhe veprimeve hibride nga Rusia, duke përfshirë kufijtë e saj detarë dhe tokësorë në rajonin e Detit Baltik,” tha në një deklaratë shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Vendndodhja e këtyre objekteve lundruese midis Rusisë dhe Estonisë ka qenë një çështje mosmarrëveshjesh midis dy vendeve që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022, thanë policia estoneze dhe rojet kufitare. /abcnews.al/




Skip to toolbar