Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së “pro” projektligjit për ndalimin e TikTok

BOTA


Dhoma e Përfaqësuesve në Senatin Amerikan ka miratuar një projekltigj që kërkon ndalimin e rrjetit social Tik Tok në Shtetet e Bashkuara nëse Kompanania Kineze ByteDance nuk pranon të shesë aksionet e platformës brenda 6 muajve.

Projekligji i cili gëzon mbështjetjen dy partiake vjen pasi Ëashingtoni beson se rrjeti Social Tik Tok përdoret nga qeveria kineze për vjedhjen e të dhënave të qytetarëve amerikanë.


Krerët e Agjencive të Inteligjencës në SHBA e kanë konsideruar Tik Tok  shpesh herë si një kërcënim për sigurinë kombëtare.

Fati i projektligjit në Senat është i paqartë, por Presidenti Joe Biden ka deklaruar se ai do ta nënshkruajë projektligjin nëse kalon në Senat. Ligjvënësit thonë se pronari i TikTok ByteDance ka lidhje me Partinë Komuniste Kineze, diçka e mohuar nga ByteDance dhe TikTok.

Ish-presidenti Donald Trump u përpoq ta ndalonte këtë aplikacion, por pa sukses




Skip to toolbar