Një automjet ka marrë flakë dhe është djegur në dalje të qytetit të Koplikut.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:20 të së shtunës.
Sipas informacioneve paraprake nga policia, dyshohet se automjeti ka marrë flakë për shkak të një shkëndije elektrike.
Si pasojë, ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore shkakun e djegies./abcnews.al