Digjet makina e efektivit të policisë në Kavajë

AKTUALITET


Një makinë është djegur gjatë natës në lagjen nr. 5 në Kavajë. Policia njofton se si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale.

Sipas njoftimit të policisë, mësohet se makina rezulton të jetë në pronësi të 45-vjeçarit me inicialet SH.B., efektiv pranë komisariatit të policisë në Kavajë.


Tashmë grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, ndërkohë që materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

“Më datë 25.05.2021, në Lagjen nr.5, Kavajë, është djegur mjeti në pronësi të  shtetasit Sh. B., 45 vjeç, ku ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.




Skip to toolbar