Dita e 12 e grevës së urisë, naftëtarët në Ballsh: Nuk dalim pa patur zgjidhje

AKTUALITET


Naftëtarët vazhdojnë grevën e urisë në Ballsh, duke kërkuar nga qeveria pagat e prapambetura.

Gratë naftëtare shprehen se nuk dalin nga greva, pa pasur një zgjidhje të çështjes.


Nuk duam asgjë tjetër, duam gjakun tonë. Populli është uragan e duhet të reagojmë të gjithë. Presim që kryeministri të reagojë. Nuk dallim nga greva pa marrë zgjidhje”, tha një naftëtare.

Kurse, një tjetër naftëtare deklaroi se kryeministri Edi Rama duhet të reagojë dhe t’i japë zgjidhje situatës së krijuar.

Edi Rama të reagojë dhe t’i jepet zgjidhje situatës. Nuk dalim nga greva pa marrë atë që na takon. Kryeministri është mashtrues”, deklaroi naftëtarja.




Skip to toolbar