Ditë rekordesh për 4 yje në Champions

SPORT


Ndeshjet e së martës në Champions League kanë parë shumë futbollistë të njohur që të shkruajnë emrin e tyre në librat e historisë së turneut. Gjithçka fillon me Alvaro Morata, i cili u bë i pari në histori i cili shënon me fanellën si të Real Madrid, ashtu edhe të Atletico Madrid në këtë aktivitet. Spanjolli ka shënuar edhe me fanellat e Juventus dhe Chelsea, duke u venë në ndjekje të rekordit të Ibrahimovic, i cili ka shënuar me 6 ekipe të ndryshme.

Herry Kane ndërkohë ka barazuar Ruud van Nistelrooy, duke u bërë futbollisti të cilit i janë dashur më pak ndeshje për të arritur kuotën e 17 golave në Champions, vetëm 22 të tilla.


Ndërkaq, Robert Lewandowski, me golin e shënuar të martën shkoi në kuotën e 57 të tillëve, duke kaluar Ruud van Nistelrooy e duke u bërë golashënuesi i pestë më i mirë në historinë e turneut pas krahëve të Benzema, Raul, Messi dhe Ronaldo.

Kishte kohë edhe për një rekord të Sergio Ramos, i cili me paraqitjen e së martës kaloi Roberto Carlos, duke u bërë me 121 ndeshje mbrojtësi me më shumë sfida në Ligën e Kampioneve, i 11-ti në total në këtë turne ku lider mbetet Iker Casillas me 177.




Skip to toolbar