Do intervistohej, kandidati për SPAK mungon në seancë: Kam gjyq

AKTUALITET


Prokurori Behar Dibra, i cili kandidon për SPAK nuk është paraqitur për intervistën në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Përmes një letre drejtuar KLP-së, Dibra thotë se nuk mund të paraqitet në intervistë, pasi ka një seancë gjyqësore.

Ai ka kërkuar nga KLP që t’i caktohet një datë tjetër për të dhënë intervistën për vlerësimin e tij për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion.


Ditën e martë në KLP do të intervistohen 5 të kandidatë të tjetë, të cilët kandidojnë për SPAK.

Në orën 10.00 pranë KLP-së është paraqitur prokurori Besim Hajdarmataj, i cili kandidon për SPAK dhe ende nuk ka kaluar në sitën e vettingut.

Më 25 qershor, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë prokurorin e Prokurorisë për Krime të Rënda, Behar Dibra. Prokurori Behar Dibra e ka filluar karrierën në vitin 1997. Që nga viti 2004 ai shërben si prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës për Krime të Rënda.

KPK e filtroi prokurorin Dibra për të tre kriteret e vetingut – përfshirë pastërtinë e figurës, pasurinë dhe profesionalizmin. Hetimi administrativ i thelluar KPK-së ndaj subjektit nuk konstatoi probleme serioze për të tre kriteret e rivlerësimit.




Skip to toolbar