Do të zëvendësojë Alastair King-Smith, emërohet ambasadori i ri britanik në Shqipëri

AKTUALITET


Nick Abbott është emëruar ambasador i Britanisë së Madhe në Shqipëri. Abbot do të zëvendësojë në këtë detyrë ambasadorin aktual Alastair King-Smith.

“Nick Abbott është emëruar Ambasador i Madhërisë së Tij në Shqipëri. Të gjithë ne në ambasadë mezi presin ta përshëndesin në shtator 2024. Ai ka punuar në Evropë dhe Lindjen e Mesme dhe sjell një përvojë të jashtëzakonshme edhe si Ambasadori i Madhërisë tij në Kosovë”, thuhet në faqen zyrtare të ambasadës britanike.


Alastair King-Smith do të transferohet në një tjetër emërim në Shërbimin Diplomatik, ndërsa Abbott do të marrë detyrën e tij gjatë shtatorit 2024.




Skip to toolbar