Dolly Parton merr çmimin 100 milionë dollarë nga Jeff Bezos

BOTA


Ylli i muzikës Country dhe filantropistja Dolly Parton është shpërblyer me një çmim prej 100 milionë dollarësh nga Jeff Bezos.

Themeluesi multimiliarder i Amazon shpalli çmimin së bashku me partneren e tij, Lauren Sanchez.


Sanchez e përshkroi Parton si “një grua që jep me zemër dhe udhëheq me dashuri dhe dhembshuri në çdo aspekt të punës së saj”.

Çmimi Bezos Courage & Civility njeh liderët që “ndjekin zgjidhjet me guxim dhe qytetërim”.

“Mezi presim të shohim të gjitha të mirat që do të bëni me këtë çmim prej 100 milionë dollarësh”, tha Sanchez.

Në një video të ceremonisë të postuar në internet, Parton tha “Uau! A thua 100 milionë dollarë? Unë mendoj se njerëzit që janë në gjendje të ndihmojnë duhet t’i vënë paratë e tyre aty ku është zemra e tyre. Unë do të bëj çmos për të bërë gjëra të mira me këto para”, shkroi ajo.




Skip to toolbar