“Dora e fortë e shtetit, mbi kurrizin e tyre”, Erdogan paralajmëron grabitësit në zonat e prekura nga tërmeti

BOTA


Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka paralajmëruar se qeveria do të marrë masa kundër atyre që janë përfshirë në grabitje apo krime të tjera në rajonin e goditur nga tërmeti shkatërrimtar.

“Ne kemi shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Do të thotë që tani e tutje, njerëzit që janë të përfshirë në grabitje apo rrëmbime duhet ta dinë se dora e fortë e shtetit është mbi kurrizin e tyre”, tha Erdogan gjatë një vizite në zonën e fatkeqësisë sot.



Po ashtu, presidenti turk Erdogan tha gjithashtu se qindra mijëra ndërtesa ishin të pabanueshme në të gjithë Turqinë jugore dhe se autoritetet do të fillonin së shpejti procesin e rindërtimit.

Çështja e sigurisë është vënë në fokus pasi ushtria austriake pezulloi operacionet e shpëtimit atje për shkak të asaj që zëdhënësi i saj e quajti “një situatë gjithnjë e më e vështirë sigurie”.

Sipas raportimeve, ka pasur përleshje midis grupeve të paidentifikuara dhe se rreth 80 trupa austriakë në rajon janë strehuar në një kamp bazë me organizata të tjera ndërkombëtare në pritje të udhëzimeve. 




Skip to toolbar