Dortmund bën “dhurata” në Frankfurt

SPORT


Borusia Dortmund ka barazuar 2-2 në transfertë me Eintracht Frankfurt në takimin e javës së pestë të Bundesliga. Ishte belgu Ëitsel ai që hapi serinë e golave të këtij takimi. Në minutën e 11-të, Witsle shënoi në tentativën e tretë të lojtarëve të Dortmund në portën kundërshtare. Dy pritje spektakolare nga portieri vendas, por në të tretën mesfushori Borusias gjeti rrjetën nga brenda zonës pas një asisti të Hazard.

Megjithatë, goli i barazimit për vendasit erdhi në minutëns e 43-të, kur Silva shënoi nga brenda zonës një gol të bukur me të djathtën e tij. Në pjesën e dytë ishte përsëri Dortmund që kaloi i pari në avantazh, ku përsëri protagonist ishte Witsel që nxori një asist të bukur Snachon, që me portën e boshatisur kaloi të tijët në epërsi. Megjithatë, në të 88`, Drtmund shënon dhe golin e tretë, por këtë herë në portën e vetë.


Ishte Delaney që realizoi një autogol duke i dhuruar një pikë kundërshtarëve. Pas barazimit, Frankfurt mbetet në vendin e 9-të të renditjes, ndërkohë që Dortmund mban vendin e tretë me 10 pikë, 3 më pak se Leipzig i vendit të parë. Ndërkohë, Monchengladbach ka mundur në shtëpi 2-1 Dusseldorf, duke marrë tre pikë që e mbajnë në vendin e 6-të të renditjes me 10 pikë, ndërsa Dusseldorf ndodhet në mesin e renditjes me 4 pikë.




Skip to toolbar