Borussia Dortmund është rikthyer te fitorja pas turpërimit që i bëri Bayern Munich një javë më parë, kur e mundi me rezultatin 5-0.
Dortmund fitoi sot në shtëpi 2-1 ndaj Mainz, duke rimarrë kreun e renditjes në Bundesligë.
Protagonisti i ndeshjes ka qenë Jadon Sancho, autori i dy golave të verdhezinjve në minutat 17′ dhe 24′.
Me këto dy realizime, ylli anglez është bërë lojtari më i ri, 19 vjeç e 19 ditë, që realizon 11 gola në historinë e kampionatit gjerman.
Miqtë kanë ngushtuar diferencat shtatë minuta para fundit me Quaison, por nuk kanë arritur të gjejnë golin e barazimit.
Tani topi i kalon Bayern Munich, që do të kërkojë të kundërpërgjigjet nesër në takimin që do të luajë në fushën e Dusseldorf.