Draghi: Italia po zëvendëson gazin rus me furnizues të tjerë

BOTA


Kryeministri italian Mario Draghi bëri me dije sot se vendi i tij ka arritur të reduktojë varësinë nga importet e gazit rus në 25 për qind, nga 40 për qind që ishte një vit më parë.

“Masat që qeveria italiane ka vendosur që nga fillimi i luftës në Ukrainë kanë filluar të japin fryte. Gazi rus po zëvendësohet nga furnizues të tjerë”, u shpreh Draghi.


Masat e fundit kanë sjellë edhe një rritje të çmimit të energjisë.

Italia nënshkroi në muajin prill një marrëveshje për të rritur furnizimet nga Algjeria, në një përpjekje për të reduktuar varësinë nga Rusia.

Gjithashtu vendi negocioi furnizimet me gaz me Katarin, Angolën, Kongon dhe Mozambikun.




Skip to toolbar