Drejtësia, çfarë tha Merkel për Shqipërinë dhe si e bindi Bundestagun

AKTUALITET


Në fjalën e mbajtur në Konferencën Rajonale për Drejtësinë Kryeministri Rama foli për negociatat me BE dhe për kushtet që janë plotësuar duke zbatuar vettingun. Rama tha se 1 vit më parë Shqipërisë iu vu si kusht heqja nga sistemi i 57 gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe 1 vit më pas falë vettingut janë hequr nga sistemi më shumë se 100 gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar. Ai tha se për shkak të pastrimit të sistemit të drejtësisë është jo funksionale Gjykata Kushtetuese. Më tej ai tregoi dhe një bisedë me kancelaren gjermane Merkel dhe si e bindi ajo Bundestagun gjerman për t’i thënë PO çeljes së negociatave me Shqipërinë.

“Ne na thonë gjithmonë ju duam e duam të jemi bashkë, por duhet të vazhdoni të përmirësoheni. Vjet na thanë që keni bërë një punë fantastike, po keni ende diçka për të bërë: 57 gjyqtarë dhe prokurorë, një numër magjik nuk e dija pse ishte kjo shifër, dhe jo 58, por u tha 57. Ne shkuam përtej 57-ës, shumë më shumë se 57-a. Vettingu u bë rezolucioni ynë francez me gijotinën, çdo mëngjes në çdo televizion shqiptar të gjithë të paprekshmit hiqeshin nga sistemi. Korrupsioni për 30 vite është rritur dhe gjendet tek politikanët, autoritetet publike, por më besoni kur ju them që nuk ka të krahasuar me qarkun e të paprekshmëve që u zhbë një herë e mirë të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ata ishin pushteti i korrupsionit, që e garantonin dhe ushqenin korrupsionin. Një vit më pas nuk flasim më për 57, por më shumë se 100.


Tani cili është problemi? Tani problemi është Gjykata Kushtetuese. Kur po bën operacion tek një trup i dikujt, duhet parë se nga cili këndvështrim e sheh, sepse shyqyr Zoti, që ka ende njerëz të mençur në Evropë, Angela Merkel është kampione e kësaj dhe ajo tha diçka që u dëgjua nga grupi parlamentar. Unë e citoj: Ishim ne që i kërkuam shqiptarëve që ta pastronin sistemin, dhe a kanë faj që e pastruan sistemin dhe nuk ka gjykatë Kushtetuese, a duhet tu hedhim faj apo t’i përgëzojmë? Ne thjesht po kërkojmë të vazhdojmë një rrugëtim që do të kërkojë shumë kohë, nuk po themi të anëtarësohet. Hapi tjetër do të jetë që do të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale, dhe ky fakt në këtë moment tregon sukses dhe jo dështim. E them nga hera, tashmë jemi dy. Shyqyr që personi tjetër ka mundësinë ta bëjë Gjermaninë të thotë PO, unë nuk arrita dot”, tregoi kryeministri.

Të njejtën deklaratë kryeministri e bëri edhe në emisionin Realstory të Sokol Ballës të enjten në mbrëmje.




Skip to toolbar