Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë: Njerëzit tanë janë lodhur nga terrori i Kurtit

KOSOVA


Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka thënë më 1 gusht se në 24 orët e fundit kanë bërë të pamundurën “për të ruajtur paqen dhe stabilitetin” në komunat veriore të Kosovës.

Ai ka thënë se janë realizuar përpjekjet e tyre pasi shtetet e Quint-it dhe Shtetet e Bashkuara i bënë presion kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të shtyrë vendimet për targat dhe dokumentet serbe dhe për gjetjen e një zgjidhjeje në Bruksel.


“Po flasim me serbët e Kosovës dhe do të bëjmë gjithçka në dorën tonë për të mbajtur paqe dhe stabilitet, por njerëzit tanë janë lodhur. Askush nuk mund të durojë terrorin e përditshëm të Albin Kurtit”, ka thënë Petkoviç. Më 31 korrik, serbët lokalë vendosën kamionë dhe mjete të tjera në rrugët që çojnë në dy pikëkalimet kufitare – Jarinjë dhe Bërnjak – që lidhin Kosovën dhe Serbinë.

Bllokadat u vendosën si kundërpërgjigje ndaj dy vendimeve të Qeverisë së Kosovës, atë për targat dhe dokumentet serbe.




Skip to toolbar