“Drift” dhe manovra të rrezikshme në rrugë, ndëshkohet i riu në Elbasan

AKTUALITET


ELBASAN- Një 21-vjeçar është proceduar penalisht për prishje të qetësisë publike.

Sipas policisë, i riu bënte drift dhe manovra të rrezikshme me automjet duke u kthyer në burim zhurme për qytetarët e Elbasanit.


Krahas procedimit, 21-vjeçarit iu bllokua makina dhe më pas u ndëshkua me gjobë prej 40 mijë lekësh.

Ai kryente drift në rrugët e qytetit dhe më pas videot i shpërndante në rrjetin social “Tik Tok” /abcnews.al




Skip to toolbar