Berisha po e pranon, se administrata Tramp nuk po i përgjigjet. Heqja e non-gratës, po duket mision i pamundur, por doktori paralajmëroi sesa të vijë në pushtet, do t’i kundërpërgjigjet presidentit Trump, me tarifat. Duke filluar nga bimët mjekësore, meqë ato, janë eksporti ynë kryesor në Amerikë.
“Shtruat çështjen e tarifavee, shumë e drejt, qëndrimi ynë është negociata me SHBA, për zero tarifa. Ne do e vendosim zeri tarifa, me kërkesën që qeveria amerikane të na përgjigjet me zero tarifa, e ju.
Po nëse Trump nuk do t’i bindet presionit të qeverisë së ardhshme Berisha?
“Supozojmë se SHBA nuk adapton këtë, ne do kompensojmë tërësisht tarifën nga vendet ku e eksportoni, po, absolutisht, me grante siç thashë. Made in Albania, ne këtë e konsiderojmë levën e arkimedit.”
Vetëm se ka kësaj radhe, Sali Berisha ishte disi i paqartë se sa do e hapë thesin.
“Do të dyfishojmë buxhetin. Do të katër … ose pesëfishojmë subvencionin për fermerët. Do të subvencionojmë çdo hektar, çdo kokë bagëti e fidan. Edhe këta punëtorët sezonalë, do i japim nga një pagë minimale, që të mos ikin.”
Gjithësesi argument i Berishës për bujqësinë ishte edhe politik.
“Unë flas për sherebelë, ai flet për drogë. Ku di ai bimë, bima e tij është vetëm kanabisi. Ai e bazon qëndrimin e tij tek shpëlarja e trurit. Më tha një fermer fatkeq, mu kalb prodhimi, e hodha në kanal, sma bleu njeri, por prap atë do votoj, i them atij, si mund tia premtosh votën atij, ku e ke dëgjuar ti atë të flasë ndonjëherë për patate, mollë apo grosh, ai vetëm kanabis kanabis, kanabis. Po ctë lidh ty me të.”
Në fakt kanabisi nuk lidh bujqit me Ramën. Nëse ka dikë që lidh të dyja qeverisjet, demokrate dhe socialiste me kanabisin, është Republika e Lazaratit. Tani Berisha thotë se ashtu si Sajmir Tahiri, do t’i verë flakën drogës dhe kanabisin do ta zëvendësojë me erëza.
U them edhe këtyre që morën lincensat, do ua djegim, të mbjellin rigon, sherebelë, bimë me kontribut të madh.
Kur erdhi fjala te blegtoria doktori edhe aty premtoi ndryshimin. Duke filluar nga Myzeqeja. Por duke ngatërruar hambarin e Shqipërisë me hangarin e lopëve.
“Myzeqeja, ka therr 35 mijë lopë race, më falni ka patur 35 milion lop rrace, më falni 35 mijë lopë rrace, i ka therr gjysmat, pse sepse dengu i barit u bë më e shtrenjtë se kilja e qumshtit, iku pastaj”
Vetëm se kësaj radhe, nuk kishte nevojë për fjalë, për ta mbyllur takimin në mënyrë madhështore. Me stilin e sugjeruar nga La Civita.