“Dy faktorë po dëmtojnë Shqipërinë”, Meçe në “Real Story”: Grupet kriminale duhet të spastrohen sa më shpejt

Më të fundit


TIRANË- Analisti Arben Meçe i ftuar në emisionin “Real Story”, të gazetarit Sokol Balla u shpreh se dy faktorë kanë dëmtuar imazhin e Shqipërisë dhe ato janë : kriminalizimi i politikës nëpërmjet grupeve kriminale dhe korrupsioni në nivele të larta në administratë.

Ai theksoi se këto dy faktorë janë bërë pengesë kryesore për ecurinë e vendit drejt Evropës.


“Shqipëria në momentin që flasim paralizohet për kriminalizimin të politikës nëpërmjet grupeve kriminale dhe janë me dhjetëra artikujt të tillë. Së dyti, për një korrupsion të lartë endemik në administratë. Këto janë pengesa për Shqipërinë, për tu futur në ato struktura që ne duhet të futemi sa më shpejt. Duhet një vullnet që ta zhveshë politikën nga strukturat kriminale dhe korrupsionit.

Cili është instrumenti? I pari është vullneti dhe së dyti ky kriminalizimi i grupeve kanë prodhuar një imazh, i cili në perceptimin e shoqërisë është imazh suksesi”, tha ai.

Ai shtoi se grupet kriminale që janë vënë në shënjestër të SPAK duhet të çmontohen sa më parë. Sipas tij, kjo duhet të jetë një agjendë shtetërore, me qëllim që të goditet çdo fije krimi.

“Tashmë ato po bëhen të evidentuar se po goditen dhe po i nxjerrë në treguan mediatik në mënyrë ligjore SPAK. Atëherë, prania e vullnetit politik për ta spastruar Shqipërinë nga këto dy faktorë është themeli kryesor i gjithë kësaj çfarë po ndodh tani. Instrumenti i pastrimit është SPAK.

Marrin prioritet ato faktorë që dëmtojnë realisht Shqipërinë.

Kush janë faktorët që dëmtojnë realisht Shqipërinë?

Berisha dhe Meta janë futur në konservim, dhe ata nuk janë të dëmshme për shoqërinë, por kur them konservim nuk do të thotë se janë harruar. Këta grupet kriminale janë të rrezikshëm dhe duhet të spastrohen sa më shpejt, përbejnë prioritet të politikës shtetërore”, tha ai./ abcnews.al




Skip to toolbar