“SPAK po ecën me strategji”, Çupi: Nëse drejtësia po shkërmoq bandat, atje na del Iliri dhe Saliu

Më të fundit


Analisti Frrok Cupi i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News foli për aksionet e SPAK dhe goditjen e bandave kriminale.

Ai tha se nëse drejtësia po shkërmoq bandat dhe atje na del Ilir dhe Saliu, është strategjia për të zbuluar të vërtetat Pyetjes ‘pse nuk po dënohet Berisha, arrestohet Meta”, Çupi argumentoi se kjo lidhet pikërisht me strategjinë e SPAK.


“Reforma jonë, drejtësia jonë, ky organizëm është ndërtuar që të zgjasë shumë dhe të përfshijë gjithë sferat e shoqërisë. As në Jugosllavi, Meksikë, Kosovë, nuk u tha që do të shkojë deri në qelizën e fundit. Ata që thonë ‘Si shumë po vonohet gjyqi i Berishës, arrestimi i Metës’, ka lidhje me këtë gjë. Lidhet me bandat që lidhjen me ta. SPAK ka një strategji.

Drejtësia ka një strategji, por edhe këta kanë një strategji. Nëse drejtësia po shkërmoq bandat dhe atje na del Ilir dhe Saliu, është strategjia për të zbuluar të vërtetat. Këta kanë për strategji të mbrojnë pasurinë e marrë. Iliri, jo shumë i përmbajtur duket që i del nga fytyra ‘punë e madhe shkoj në burg, pasuria është aty’. Kështu thotë dhe Monika.

Po ndjekin strategji, pse e bëjnë këtë?

Për të thyer ligjin, këtë bën Berisha nga shtëpia. Kjo ka lidhje me thirrjen që i lëshon njerëzve të tij, anëtarëve të bandave.”, tha Çupi. /abcnews.al




Skip to toolbar